Kështu do të duket telefoni inteligjent Google Pixel 8a
Pak ditë më parë Google prezantoi telefonat celularë Pixel 8 dhe Pixel 8 Pro, por tani po përgatitet për një tjetër lancim.
Bëhet fjalë për modelin Pixel 8a, i cili do të dalë në treg pas disa muajsh dhe pamja e të cilit është zbuluar falë renderimeve CAD. Ky model do të përfaqësojë një alternativë më të përballueshme të rangut të mesëm.
Gjuha e dizajnit është shumë e ngjashme me atë të Pixel 8 dhe Pixel 8 Pro duke përfshirë qoshet e rrumbullakosura.
“Vizitori” i kamerës ndodhet në anën e pasme, dhe ekrani ka skajet më të spikatura në krahasim me telefonat e përmendur, gjë që tregon se 8a është ende një pajisje më e përballueshme.
Dimensionet janë 152.1 x 72.6 x 8.9 mm, që do të thotë se është pothuajse e njëjta madhësi me paraardhësin e tij, Pixel 7a, dimensionet e të cilit janë 152 x 72.9 x 9 mm.
Besohet se modeli i ri do të ketë një madhësi ekrani prej rreth 6.1 inç, dhe në pjesën qendrore të tij do të ketë vend për kamerën selfie, ndërsa në pjesën e pasme do të ketë 2 kamera.
Pixel 8a pritet të përdorë një version të procesorit Tenosr G3 të çiftuar me 8 GB RAM, si dhe sistemin operativ Android 14.
