Apple mund të sjellë mjete me Inteligjencë Artificiale të integruara në sistemin iOS 18
Që kur u lansua ChatGPT, chatboti i jashtëzakonshëm me Inteligjencë Artificiale, kompanitë teknologjike, sikurse Microsoft, Samsung dhe Google, kanë nxituar të integrojnë mjetet me AI në produktet e tyre harduerike dhe softuerike.
Apple nga ana tjetër, ka mbetur shumë prapa konkurrentëve të saj në garën për AI edhe pse vazhdon të punojë në produktet e saj gjeneruese me Inteligjencë Artificiale. Kështu, kompania pritet të prezantojë produktet e saj me këtë teknologji në Konferencën e saj të Zhvilluesve në mbarë botën më vonë këtë vit.
Eksperti i teknologjisë Mark Gurman raporton se mjetet e Apple në fushën e AI-së do të vijnë të paketuara si pjesë e sistemit iOS 18.
Kompania është duke punuar në model të madh gjuhësor (LLM) i njohur nga brenda si Ajax dhe kompania mund të prezantojë modelet e saj me AI në qershor.
Gurman pretendoi gjithashtu se Apple kishte testuar modelin e saj me AI që nga fillimi i vitit 2023.
