iOS 18 me Inteligjencë Artificiale mund të jetë përditësimi më i madh nga Apple
Gjatë vitit 2024 pritet që Apple të prezantojë linjën më të re të telefonave, iPhone 16, e cila thuhet të jetë e fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale (Al).
Sipas Mark Gurman të rrjetit televiziv Bloomberg, ky përditësim i sistemit operativ mund të jetë më i madhi në historinë e gjigantit teknologjik.
Thuhet sekarakteristikat gjeneruese të AI ka të ngjarë të jenë pjesë e sistemit operativ iOS 18 i koduar me emrin Crystal.
Disa prej aplikacioneve që pritet të përjetojnë ndryshime dhe të funksionojnë me Al janë Apple Music, Messages, dhe Siri, zhvillim ky i cili ka të ngjarë t’i kushtojë kompanisë afro 1 miliard euro.
Ndryshe, Samsung si rivali kryesor i Apple, së fundmi ka debutuar serinë e telefonave inteligjentë Galaxy S24 me veçori të Al si Live Translate, Note Assist, dhe Circle to Search.
