A mund të hakohet teknologjia e fundit e Neuralink dhe çfarë rreziku paraqet kjo?

Elon Musk ka njoftuar së fundmi se kompania e tij Neuralink ka realizuar me sukses implantin e çipit tek njeriu.

Sipas Musk, rezultatet fillestare patën “sinjale premtuese” të neuroneve dhe impulseve nervore, pra pacienti po shërohet.

Por, a mund të hakohet Neuralink?

Përkundër aspekteve pozitive që mund të posedojë kjo teknologji, në të njëjtën kohë shqetësimet për dëmin e mundshëm të një teknologjie të tillë vazhdojnë të pushtojnë studiuesit e pajisjeve “tru-makinë”.

Pa siguri “të pathyeshme”, është e mundur që hakerët të kenë qasje në çipat e implantuar dhe të shkaktojnë një mosfunksionim ose keqpërdorim të çipave. Pasojat mund të jenë fatale për viktimën.

Disa madje mund të shqetësohen se Inteligjenca Artificiale e fuqishme që funksionon përmes një ndërfaqe “truri-makinë” mund të pushtojë dhe të marrë kontrollin e trurit pritës.

Inteligjenca Artificiale mund të imponojë një marrëdhënie “zotëri-skllav” dhe njerëzit mund të bëhen një ushtri dronësh. Vetë Elon Musk thotë se inteligjenca artificiale përbën një kërcënim ekzistencial për njerëzimin.

Ai thotë se njerëzit do të duhet të “shkrihen” përfundimisht me AI-n, për të hequr “kërcënimin ekzistencial” që mund të paraqesë Inteligjenca Artificiale e avancuar.

Postime te ngjashme