Amazon

Amazon do të shfrytëzojë dronët për të shpërndarë mallra në SHBA

Amazon mori miratimin e nevojshëm në SHBA për të qenë në gjendje të shpërndajë mallrat e shitura nga kjo kompani “Amazon Prime Air”.

Dorëzimi i mallrave me dronë së shpejti do të bëhet realitet në Shtetet e Bashkuara.

Kompania ka marrë certifikatën e nevojshëm për këtë projekt. Por ajo njoftoi se ende duhet kohë derisa të fillojë të shpërndajë me dron mallrat e shitura.

Amazon prezantoi për herë të parë një fluturake shpërndarëse në vitin 2013.

Dronët elektrikë duhet të fluturojnë në një rreze deri në 12 kilometra nga depoja dhe të mbajnë deri në 2.3 kilogramë. Falë sensorëve, ata mund të njohin pengesat dhe t’i shmangin ato. Në SHBA, kompania Google Wind tashmë po teston shpërndarjen e mallrave në këtë mënyrë. Ajo po bashkëpunon me zinxhirin e farmacive Walgreens dhe kompaninë FedEx.

Gjithësesi, para se të fillojnë dërgesat e rregullta, FAA duhet të hartojë rregulla themelore për fluturimet dronëve.

Postime te ngjashme