Aplikacioni

Aplikacioni spiunoi protestuesit, Google e hoqi atë nga Play Store

Google ka hequr nga dyqani i saj Google Play aplikacionin celular Nexta Live. Ai mblodhi të dhëna private për protestuesit nga Bjellorusia.

Aplikacioni u krijua nga disa të panjohur dhe ishte në dispozicion për tre javë në dyqanin zyrtar të Google Play. Ky aplikacion u shkarkua disa mijëra herë dhe mori qindra komente.

Nexta Live u prezantua si aplikacioni zyrtar për Android për Nexta, një agjenci e pavarur bjelloruse e lajmeve që fitoi popullaritet midis protestuesve anti-regjim në Bjellorusi pasi ekspozoi abuzime dhe brutalitetin e policisë gjatë demonstratave të fundit anti-qeveritare në atë vend.

Sidoqoftë, në një deklaratë të botuar javën e kaluar, Next tha se aplikacioni nuk ka të bëjë me shërbimin e tij dhe se është krijuar për të mbledhur të dhëna nga përdoruesit dhe për të anonimizuar, domethënë duke zbuluar kush janë protestuesit. Tani për tani, nuk ka prova të qarta se kush e instaloi aplikacionin e rremë celular në Google. Por, dëmi tashmë është bërë sepse është shkarkuar nga mijëra përdorues nga të cilët vodhi të dhëna personale. Sipas ZDNet, aplikacioni është i lidhur me një domain në Rusi.

Postime te ngjashme