Aplikacioni Threads regjistron 100 milionë përdorues në më pak se një javë
Threads, aplikacioni i mediave sociale që synon të rivalizojë Twitter, ka regjistruar më shumë se 100 milionë përdorues në më pak se pesë ditë.
Platforma, e lançuar nga pronari i Instagramit, Meta, ka mposhtur një rekord të vendosur nga aplikacioni ChatGPT i Open AI.
Threads u shfaq drejtpërdrejt në dyqanet e aplikacioneve Apple dhe Android në 100 vende, duke përfshirë Britaninë e Madhe, të mërkurën e kaluar.
Shefi i Meta, Mark Zuckerberg tha se ai “nuk mund të besonte” se momenti historik ishte arritur kaq shpejt.
Nuk ka qenë e gjithçka e thjeshtë për Threads – aplikacioni nuk është ende i disponueshëm në Evropën kontinentale për shkak të pasigurisë dhe mospërputhjes me legjislacionin e BE-së për privatësinë e të dhënave.
Në komentet e tij të para publike mbi situatën, komisioneri i industrisë i BE-së Thierry Breton i tha radiostacionit francez, Franceinfo, se “të marrësh pak kohë për ta bërë këtë më duket se është ndoshta një politikë e mirë”.
Pavarësisht nga problemet e saj në BE-së, Threads ka pasur rritje të shpejtë. Meta, e cila gjithashtu zotëron Facebook, tha se aplikacioni kishte 10 milionë përdorues brenda shtatë orëve të para të nisjes dhe më shumë se 30 milionë deri të enjten në mëngjes.
Rreth 24 orë më vonë, kjo shifër ishte dyfishuar.
Megjithatë, Threads ka ende rrugë për të bërë, për të kapur rivalin e saj kryesor. Me 100 milionë, baza e përdoruesve të Threads qëndron në më pak se një e treta e 350 milionë përdoruesve që besohet të ketë Twitter.
Disa përdorues të Twitter janë zhgënjyer që kur miliarderi Elon Musk mori pushtetin. Mijëra vende pune janë shkurtuar nën pronësinë e tij dhe ai ka njoftuar një numër ndryshimesh për të ndihmuar në gjenerimin e të ardhurave në Twitter.
