Britania nuk e ka përdorur teknologjinë e inteligjencës artificiale për armët

Një kompani e skanimit të armëve e mbështetur nga Inteligjenca Artificiale (Al) është tërhequr nga pretendimet se teknologjia e saj është testuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Evolv Technology prodhon skanerë inteligjent të projektuar për të zëvendësuar detektorët metalik që identifikojnë njerëzit me armë, thika, ose bomba të fshehura.

Por, kompania është kritikuar për mbivlerësimin e asaj që teknologjia e skanerëve me Al mund të jap.

Më 20 shkurt të vitit 2024, kompania në një deklaratë për media tha se Autoriteti Kombëtar i Sigurisë së Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar (NPSA) ishte një nga testuesit e skanerit që kishte “arritur në përfundimin se Evolv ishte efektiv në zbulimin e armëve të zjarrit dhe shumë llojeve të tjera”.

Me sa duket, NPSA nuk e ka realizuar këtë lloj testimi, shkruan BBC.

Pas diskutimit me Autoritetin Kombëtar të Sigurisë britanike, kompania e përditësoi gjuhën e përdorur në njoftimin për shtyp. Ajo tha se “një kompani e pavarur ka testuar dhe vërtetuar teknologjinë e Evolv duke përdorur standardet e NPSA-së”.

Kjo deklaratë nuk u prit mirë as nga kompania që e realizoi testimin, Metrix NDT, e cila tha se “nuk është korrekte të thuhet se e kanë vlerësuar sistemin”.

Kur u pyet drejtori menaxhuesi i Metrix NDT, Nick Fox, nëse “e kishin gjetur efektiv në zbulimin e armëve skanerin”, ai tha se “nuk është në kompetencat tona të japim ndonjë gjykim vlerësues mbi rezultatet e tij”.

Duke pretenduar fillimisht se qëllimi i saj është “krijimi i zonave pa armë”, tani në faqen e saj thuhet se misioni i Evolv është “të krijojë përvoja më të sigurta”.

Postime te ngjashme