Kamera që mund të mësojnë se çfarë po shikojnë

Kamerat inteligjente mund të jenë një hap më afër falë një bashkëpunimi kërkimor midis Universiteteve të Bristol dhe Manchester të cilët kanë zhvilluar kamera që mund të mësojnë dhe kuptojnë atë që po shohin. Robotistët dhe studiuesit e inteligjencës artificiale (AI) e dinë se ekziston një problem në atë se si sistemet aktuale e ndiejnë dhe e përpunojnë botën. Aktualisht ata janë ende duke kombinuar sensorë, si kamerat dixhitale që janë krijuar për regjistrimin e imazheve, me pajisjet kompjuterike si […]

Apple ndërpret zyrtarisht shitjen e katër iPhone-ve të vjetër

Me lansimin e iPhone 12, Apple ndërpreu dy iPhone të tjerë, duke e çuar totalin e tij në katër për këtë vit. Disa modele të vjetra të iPhone janë dërguar zyrtarisht në ‘varrezat’ e Apple, shkruan Business Insider. Apple dje zbuloi formacionin e saj të ri të iPhone 12, i cili përfshin katër telefona të rinj 5G duke filluar nga 699 dollarë. Por lansimi i pajisjeve të reja do të thotë që Apple ka ndaluar zyrtarisht shitjen e disa iPhone-ve […]

Punonjësit e Microsoft mund të punojnë nga shtëpia, por nga një gjë duhet të heqin dorë…

Kompania Microsoft, i ka mundësuar punonjësve të saj që përgjithmonë të punojnë nga shtëpia, por të gjithë ata që vendosin për një gjë të tillë duhet të heqin dorë nga hapësira e vendit të tyre të punës në zyrat e gjigantit amerikan. Derisa shumica e punonjësve të Microsoftit punojnë nga shtëpia për shkak të pandemisë së COVID-19, prodhuesi i software-ëve ka prezantuar “vendin e punës hibrid”, për t’i mundësuar punonjësve fleksibilitet kur zyrat e saj të hapen. Në këtë kompani […]

Facebook Messenger ka një surprizë për ju këtë Halloween

Facebook kohët e fundit njoftoi se këtë vit do të shtojë një koleksion të veprave të reja artistike dhe përvojave të AR në Messenger. Shumica e përmbajtjes së re me temë Halloween është tashmë e disponueshme në të dy platformat Android dhe iOS, por këtu ka diçka interesante. Për herë të parë ndonjëherë, Facebook po sjell ‘Haunted House’ në Messenger. Duke shfaqur vepra arti dhe efekte speciale të bëra ekskluzivisht për Messenger, ‘haunted house’ e Facebook mund të vizitohet çdo […]

Thashethemet e minutës së fundit për iPhone 12: Zoom më i mirë dhe më shumë jetëgjatësi të baterisë

Me ngjarjen e Apple që është vetëm një ditë larg, ju do të mendoni se ne tashmë konsiderojmë se dimë gjithçka që ka të bëjë me iPhone 12. Dhe, për pjesën më të madhe, ne dimë dhe këtu janë dy përmbledhje të asaj që ne presim që Apple të shpallë nesër. Sidoqoftë, zbuluesi Max Winebauch ka shpërndarë disa informacione shumë të hollësishme, të minutës së fundit në lidhje me iPhone-t e rinj, disa prej të cilave nuk i kemi dëgjuar […]

Spotify tani do t’ju lejojë të kërkoni këngët që i keni në mendje, duke përdorur tekstet që ju shkojnë në mend!

Shërbimi i famshëm i muzikës, i cili tani është edhe në vendin tonë, Spotify, tani ka zhvilluar një tipar të rëndësishëm për adhuruesit e muzikës. Tani, kur dëshironi ta gjeni një këngë të cilën e keni në mendje, por nuk ju kujtohet se cila është, ju mund ta kërkoni atë në Spotify përmes tekstit që juve ju kujtohet. Ky tipar i ri thuhet se është në dispozicion në iOS dhe Android, shkruan 9to5Mac. Tipari i ri duket të jetë mjaft […]

Instagram fillon të etiketojë publikimet e ‘mediave të kontrolluar nga shteti’

Disa muaj më parë, Facebook filloi etiketimin e postimeve nga media të kontrolluara nga shteti – një lëvizje që kishte njoftuar një vit më parë. Tani kompania po sjell një paralajmërim të ngjashëm në Instagram, siç vërehet nga gazetari Casey Michel. Disa nga këto llogari, duke përfshirë ‘Redfish’ dhe ‘In the Now’, kanë qindra mijëra ndjekës. Etiketa shfaqet mjaft e dukshme në profilet e llogarive, si dhe çdo postim të vetëm – pikërisht nën emrin e llogarisë. Siç mund ta […]

Ja si ta ndryshoni në iPhone dhe Android, ikonën e rrjetit social Instagram

Instagram po feston ditëlindjen e 10-të duke ju lejuar të ndryshoni ikonën e aplikacionit gjatë gjithë muajit tetor 2020. Ka shumë opsione për të zgjedhur, përfshirë ikonën klasike të saj. Ja se si të ndryshoni ikonën e aplikacionit Instagram në iPhone ose telefonit tuaj Android. Së pari, shkoni në App Store dhe kontrolloni për azhurnimet e aplikacioneve. Pastaj, hapni aplikacionin Instagram në iPhone ose telefonin tuaj Android dhe më pas prekni ikonën Profile në këndin e poshtëm djathtas. Pastaj në […]

A mund ta hapim iPhone 12 me maskë në fytyrë?

Një nga tiparet më të mira të reja të Apple-t të prezantuara gjatë kohërave tona të pazakonta mund të mos shfaqet në iPhone 12. Mund të mos mbërrijë në asnjë iPhone deri në vitin e ardhshëm – nëse ka ndonjë të tillë. iPad Air i ri i zbuluar në shtator ka integruar butonin Touch ID dhe kjo e bën më të lehtë që ju ta zhbllokoni pajisjen ndërsa jeni duke mbajtur një maskë. Dhe telefoni i ardhshëm nga Apple iPhone […]

Instagram ka një menu të fshehtë, mësoni se si mund ta ndryshoni ikonën e saj

Me rastin e 10-vjetorit të lindjes, Instagram ka përgatitur një dhuratë për të gjithë përdoruesit. Gjerësisht, aplikacioni lejon që të ndryshoni pamjen e ikonës së Instagram-it. Ky rrjet social ju lejon që ju të shihni të gjitha ikonat dhe pastaj ju të vendosni vet se cilën doni ta vendosni si ikonë në Instagram. Instagram dje postoi një shkrim në Twitter në profilin e tij zyrtar me përmbajtje mjaft enigmatike. Duke sugjeruar që përdoruesit të mund të hyjnë në diçka të […]