Që kur u lansua ChatGPT, chatboti i jashtëzakonshëm me Inteligjencë Artificiale, kompanitë teknologjike, sikurse Microsoft, Samsung dhe Google, kanë nxituar të integrojnë mjetet me AI në produktet e tyre harduerike dhe softuerike. Apple nga ana tjetër, ka mbetur shumë prapa konkurrentëve të saj në garën për AI edhe pse vazhdon të punojë në produktet e saj gjeneruese me Inteligjencë Artificiale. Kështu, kompania pritet të prezantojë produktet e saj me këtë teknologji në Konferencën e saj të Zhvilluesve në mbarë botën […]