Samsung lanson zyrtarisht programin beta të One UI 6

Samsung ka njoftuar se ka filluar shpërndarjen e programit beta të One UI 6 tek telefonat Galaxy S23, Galaxy S23 Plus dhe Galaxy S23 Ultra. Përditësimi i bazuar më Android 14 tani është lansuar në SHBA, Gjermani dhe Korenë Jugore, dhe përdoruesit në këto zona mund të regjistrohen në beta përmes aplikacionit Samsung Members. Kompania i shpërndau disa pamje të dizajnit të ri të Quick Settings, dhe një mini-aplikacion të kamerës, e cila ju lejon që të zgjidhni se ku […]

Publikohen imazhet zyrtare të smartfonit Xiaomi Mix Fold 3

Xiaomi Mix Fold 3 do të prezantohet zyrtarisht të hënën, më 14 gusht, por themeluesi dhe CEO i Xiaomi, Lei Jun, ka zbuluar dizajnin e tij. Ai e përshkroi smartfonin e ri me tre fjalë, i hollë, elegant dhe premium ndërsa publikoi imazhe në llogarinë personale në X (ish-twitter) dhe në rrjetin social Weibo. Smartphone do të ketë katër kamera Leica duke përfshirë një periskop, dhe vetëm disa nga “modelet horizontale” të këtij viti do ta kenë atë, duke përfshirë […]

Ndryshimet që do të vijnë me iOS 17

Apple po bën një ndryshim delikat në softuerin e iPhone që ka të ngjarë të ngatërrojë memorien tuaj të muskujve: butoni i madh i kuq “përfundimi i thirrjes” po lëviz. Aplikacioni i telefonit i iPhone do të marrë një sërë përditësimesh që vijnë në iOS 17, duke përfshirë një dizajn të përditësuar që ripozicionon butonin e mbylljes në fund të djathtë të ekranit, pranë funksioneve të tjera. Butoni aktualisht ndodhet veçmas në pjesën e poshtme të mesit të aplikacionit të […]

India kufizon importet e laptopëve dhe kompjuterëve për të rritur prodhimin vendas

India ka vendosur kufizime mbi importin e kompjuterëve dhe laptopëve në një lëvizje të befasishme nga qeveria e kryeministrit Narendra Modi, qeveri e cila ka tentuar që të inkurajojë prodhimin vendor në sektorin teknologjik. Sipas një njoftimi të lëshuar gjatë së enjtes nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë , importuesit tani duhet të aplikojnë për licenca në mënyrë që të sjellin laptopë, tableta, kompjuterë dhe pajisje të tjera elektronike në vend. Më parë, importi i këtyre mallrave nuk ishte i […]

Kreu i departamentit të besimit dhe sigurisë në OpenAI njofton se do të japë dorëheqjen

Kreu i besimit dhe sigurisë i OpenAI, Dave Willner po largohet nga kompania, tha ai në një postim në LinkedIn të premten e kaluar, duke përmendur presionet e punës në jetën e tij familjare dhe duke thënë se do të ishte i disponueshëm për punë këshilluese. Shefi i Teknologjisë Mira Murati do të menaxhojë drejtpërdrejt ekipin në baza të përkohshme dhe Willner do të vazhdojë të këshillojë deri në fund të vitit, tha OpenAI në një deklaratë. Departamentet e besimit […]

Google po ndërton një mjet të Inteligjencës Artificiale që mund të shkruajë artikuj lajmesh

Google po teston një produkt që përdor teknologjinë e inteligjencës artificiale për të prodhuar lajme, duke ia ofruar organizatave të lajmeve, duke përfshirë The New York Times, The Washington Post dhe pronarin e The Wall Street Journal, News Corp, sipas tre personave të njohur me këtë çështje. Mjeti, i njohur me titullin “Genesis”, mund të marrë informacion, për shembull detaje të ngjarjeve aktuale, dhe të gjenerojë përmbajtje lajmesh, thanë njerëzit, duke folur në kushte anonimiteti për të diskutuar produktin. Një […]

Google Chrome për iOS tani i lejon përdoruesit të shtojnë ueb aplikacione në Home Screen

Apple prezantoi një sërë aftësish të reja për aplikacionet në ueb me iOS 16.4, duke përfshirë qasjen në njoftimet shtytëse dhe lejen për aplikacionet e palëve të treta për të shtuar aplikacione ueb në ekranin bazë të iPhone dhe iPad. Tani shfletuesi i popullarizuar i uebit Google Chrome po përfiton nga këto veçori të reja, pasi përditësimi më i fundit i lejon përdoruesit të shtojnë faqet e tyre të internetit të preferuara në ekranin bazë të iOS. Siç vihet në […]

Elon Musk prezanton një kompani të re të AI

Elon Musk njoftoi të mërkurën formimin e një kompanie të re të fokusuar në inteligjencën artificiale, pas disa muajsh ngacmimi të planeve për të ndërtuar një rival të ChatGPT.  Kompania e re, e quajtur xAI, do të udhëhiqet nga Musk dhe “do të punojë ngushtë me X (Twitter), Tesla dhe kompani të tjera për të bërë përparim drejt misionit tonë”. “Qëllimi i xAI është të kuptojë natyrën e vërtetë të universit”, duke i bërë jehonë gjuhës që Musk ka përdorur […]

Lansohet Nothing Phone 2, vjen me një bateri shumë të fuqishme

Nothing njoftoi lansimin e Nothing Phone 2, vazhdimi i gjeneratës së dytë të Nothing Phone origjinal që doli vitin e kaluar. Ashtu sikurse Nothing Phone, modeli 6.7 inç i Nothing Phone 2 përmban një dizajn unik transparent me reflekse LED, që Nothing e quan një ndërfaqe Glyph. Modeli 2 përdor sistemin operativ Nothing OS të bazuar në Android. Veçoritë kryesore mund të aksesohen përmes mini-aplikacioneve pa pasur nevojë për të hapur një aplikacion, dhe sistemi operativ mbështet dizajne të personalizuara […]

Med-PaLM 2 po testohet në spitalet amerikane

Google ka filluar testimin e chatbot-it të tij mjekësor të AI, Med-PaLM 2, në spitalet amerikane, duke përfshirë spitalin e kërkimit të Mayo Clinic. Chatboti i krijuar për t’iu përgjigjur pyetjeve mjekësore bazohet në PaLM 2 të Google, i cili u njoftua në Google I/O në maj të këtij viti, raportoi Wall Street Journal. Chatbot është një variant i modelit të gjuhës PaLM 2 që është përshtatur posaçërisht për institucionet mjekësore. Është i njëjti model gjuhësor që fuqizon gjithashtu Google […]