Windows po ndërpret funksionimin e aplikacionit WordPad

Microsoft ka vendosur të ndërpresë funksionimin e aplikacionit që ka qenë pjesë e paketës bazë që nga viti 1995. Bëhet fjalë për WordPad, i cili jo vetëm që do të hiqet nga versionet e reja të Windows 11, por as nuk do të mund të instalohet. “Duke filluar me këtë version, aplikacionet WordPad dhe People nuk do të instalohen më. Në një version të ardhshëm, WordPad do të hiqet gjatë një përditësimi. WordPad nuk mund të riinstalohet, është një veçori […]

Apple mund të sjellë mjete me Inteligjencë Artificiale të integruara në sistemin iOS 18

Që kur u lansua ChatGPT, chatboti i jashtëzakonshëm me Inteligjencë Artificiale, kompanitë teknologjike, sikurse Microsoft, Samsung dhe Google,  kanë nxituar të integrojnë mjetet me AI në produktet e tyre harduerike dhe softuerike. Apple nga ana tjetër, ka mbetur shumë prapa konkurrentëve të saj në garën për AI edhe pse vazhdon të punojë në produktet e saj gjeneruese me Inteligjencë Artificiale. Kështu, kompania pritet të prezantojë produktet e saj me këtë teknologji në Konferencën e saj të Zhvilluesve në mbarë botën […]

Kompania kineze pritet të prezantojë robotin konkurrent të Optimus të Tesla-s

Kompania kineze Kepler, së shpejti pritet të prezantojë robotin Forerunner, të cilin e pozicionon si një konkurrent të Optimus të Tesla-s. Kepler tha se seria Forerunner demonstron aftësi të avancuara në lëvizjen e trupit, kontrollin e duarve, dhe përceptimin vizual. Roboti 1,78 centimetra i gjatë, i cili peshon 85 kilogramë, ka aftësi të lëvizë nëpër terrene sfiduese, të shmang pengesat, dhe të manipulojë me shkathtësi objekte me duart e tij. Gjithashtu, Forerunner përmban sensorë të teknologjisë së lartë, të cilet […]

Microsoft vjen me një buton të personalizuar, i dedikuar Inteligjencës Artificiale

Microsoft po sjell një ndryshim të ri në botën e teknologjisë pas gati 30 vjetësh, duke prezantuar një buton dedikuar Inteligjencës Artificiale (Al) në tastierat e tij Windows. Duke filluar nga ky muaj, shumë kompjuterë të Microsoft Windows 11, do të shfaqin butonin “Copilot” që shoqërohet me Inteligjencë Artificiale. Me shtypjen e butonit, përdoruesi i bën thirrje chatbotit të Al, për t’i ndihmuar me kryerjen e detyrave të ndryshme. Madje, ai mund të krijojë edhe këngë, pa e ditur përdoruesi […]

Microsoft Copilot tani është i disponueshëm si një aplikacion i ngjashëm me ChatGPT në Android

Microsoft ka lançuar një aplikacion të dedikuar Copilot për Android. Aplikacioni i ri është i disponueshëm në Google Play Store, duke ofruar akses në Copilot të Microsoft-it me AI pa pasur nevojë për aplikacionin celular Bing. I zbuluar nga Neowin, Copilot në Android është i disponueshëm për gati një javë, por një version i iOS nuk është ende i disponueshëm. Aplikacioni Copilot i Microsoft në Android është shumë i ngjashëm me ChatGPT, me akses në aftësitë e chatbot-it, gjenerimin e […]

Përditësimi i ri në Android do t’ju tregojë se kur është koha të ndërroni baterinë e telefonit

Android si duket do të implementojë një nga veçoritë që posedon iPhone-i, që është padyshim një nga veçoritë më të mira për sa i përket baterisë. Google thuhet se po punon për të lansuar një tregues të baterisë në telefonat inteligjentë Android, sipas raportimeve. Kjo do të thotë se kur bateria në një pajisje Android fillon të degradohet, ju do të jeni në gjendje të kontrollin kapacitetin e mbetur të baterisë tuaj; në një lloj forme do t’ju bëjë të […]

Samsung po punon për Galaxy XCover 7, i cili do të kushtojë 400 euro

Sipas informacioneve të ndryshme në internet, Samsung është duke punuar në një smartphone të ri në serinë XCover, që do të quhet Galaxy XCover 7. Modeli vjen në kuadër të linjës së pajisjeve të forta nga kompania, pajisje këto rezistente ndaj kushteve dhe mjediseve të vështira. Telefoni do të jetë model pasardhës i Galaxy XCover 5, që u lansua në vitin 2021. Galaxy XCover 7 do të ketë një ekran 6.6 inç dhe do të vijë me 6 GB RAM […]

Gjeneruesi i imazheve përmes inteligjencës artificiale, MidJourney ka publikuar versionin më të ri 6.0

Gjeneruesi i imazheve përmes inteligjencës artificiale, MidJourney ka lëshuar versionin 6.0, duke lejuar udhëzime më të gjata, nivele më të mëdha detajesh,  madje edhe shtimin e tekstit në një foto. MidJourney hyri për herë të parë në beta në korrik të vitit 2022 dhe ka bërë përparim të shpejtë dhe mbresëlënës në cilësinë dhe saktësinë e imazheve me çdo lëshim të mëpasshëm. Ky publikim vjen në një kohë kur MidJourney është nën presion në rritje nga konkurrentët, përfshirë DALL-E 3 […]

ChatGPT lanson një veçori për vendosjen e bisedave tuaja në arkiv

Chatboti më i popullarizuar në botë, ChatGPT ka lansuar një veçori të re në web si dhe në sistemin operativ të Apple, iOS. Me veçorinë e re të platformës ju do të mund të vendosni bisedat tuaja në arkiv, pa pasur nevojë t’i fshihni ato. Për ta bërë këtë, duhet të shkoni në shiritin anësor ku janë të ruajtura të gjitha bisedat që keni pasur me ChatGPT-n, të klikoni tek njëra që doni ta vendosni në arkiv, pasi ta keni […]

Seria S24 e Samsung Galaxy pritet me një veçori me AI për fshirjen e subjekteve të padëshiruara në një video të caktuar

Seria S24 e Samsung Galaxy pritet të lansohet brenda disa javësh, dhe në ndërkohë në internet kanë qarkulluar disa prej veçorive të serisë me Inteligjencë Artificiale. Modelet Galaxy S24, S24+ dhe Galaxy S24 Ultra raportohet se do të vijnë me disa përmirësime të kamerave të bazuara në Inteligjencën Artificiale si pjesë e sistemit One UI 6.1. Këto veçori do të përfshijnë një funksion të ri me AI për të fshirë subjektetet e padëshiruara në video. Telefonat e serisë S24 thuhet […]