përdoruesit

Facebook do të paguajë përdoruesit të cilët do të shkëputen nga ky rrjet social përpara zgjedhjeve të vitit 2020 në SHBA

Si pjesë e studimit të fundit të Facebook për mënyrën se si media sociale ndikon në demokraci, kompania duket se po paguan përdoruesit të cilët çaktivizojnë llogaritë e tyre disa javë përpara zgjedhjeve në SHBA.

Ai po u ofron përdoruesve para që të përmbahen nga përdorimi i rrjetit më të madh social dhe Instagram disa javë para zgjedhjeve të diskutuara në nëntor në SHBA.

Për të vlerësuar ndikimin e mediave sociale në votim, kompania do të paguajë anëtarët e zgjedhur deri në 120 dollarë për të çaktivizuar llogaritë e tyre duke filluar që nga fund i shtatorit, shkruan New York Post.

“Kushdo që zgjedh të çaktivizojë Facebook ose Instagram për një periudhë kohe do të kompensohet.” – shkroi zëdhënësi i Facebook Liz Bourgeois javën e kaluar.

Ky studim pritet të kryhet shumë shpejt. Disa personave mund t’ju vije një njoftim në Facebook ose Instagram, duke i ftuar ata të marrin pjesë në këtë studim.

Studimi do të kryhet nga shkencëtarë të pavarur të të dhënave thanë zyrtarët e kompanisë.

CEO i kompanisë Mark Zuckerberg njoftoi të enjten e kaluar se po ndalonte reklamat politike disa javë para zgjedhjeve për të ndaluar keqinformimin në këtë rrjet social.

Postime te ngjashme