Forma re e shfaqjes së komenteve në Twitter, nuk është duke iu pëlqyer të gjithë përdoruesve
Twitteri është duke eksperimentuar sërish, ndërsa do të ndryshojë fillimisht mënyrën se si shfaqen komentet.
Duke i shfrytëzuar bisedat si zemrën e platformës. Twitter po punon që t’i bëjë sa më praktike dhe të lehta për t’i shkëmbyer, lexuar dhe ndjekur, transmetohet ne media.
Disa prej juve në iOS dhe ne web-faqe, do të shihni planifikimin e ri .Të rreshtave të përgjigjeve dhe shënimeve. Që e bëjnë të qartë se kush me kënd po flet dhe e bën më të lehtë bisedën në atë tablo”, është përshkruar shkurt forma e re.
Linjat dhe shënimet duhet të jenë të njohura për këdo që ka përdorur Reddit. Ku bisedat e ndërprera shfaqen në një mënyrë të ngjashme.
Kjo formë e re, ku sa herë që klikohet mbi një koment. E nxjerrë përdoruesin në mënyrë automatike te komenti origjinal. Duket se është më e lehtë të përdoret dhe të gjendet origjina prej komenteve të para.
Megjithatë, nuk është duke iu pëlqyer të gjithë përdoruesve. Pasi në postimin ku është demonstruar, nuk ka komente që e pëlqejnë. Por kërkohet që të mos aplikohet kjo formë në të ardhmen.
Ndryshimi vjen vetëm pak kohë, pasi që Twitter bëri të ditur se do të mundësojë të largohen fjalët jo te kendshme dhe të padëshirueshme.
