Google, Mozilla, Microsoft dhe Brave kanë lëshuar përditësime emergjente për shfletuesit e tyre të internetit
Google, Mozilla, Microsoft dhe Brave kanë lëshuar përditësime emergjente për shfletuesit e tyre të internetit Chrome, Firefox, Edge dhe Brave, teksa atyre iu është bashkuar edhe Tor Browser.
Përdoruesve u është rekomanduar që ta instalojnë këtë përditësim ,nëse ata e përdorin ndonjërën prej këtyre shfletuesve, pasi rregullon disa dobësi kritike të sigurisë.
Këto dobësi të softuerit mund t’u japin hakerëve qasje të lehtë ose që të fusin kode “keqdashëse” tek kompjuterët e përdoruesve.
Përveç sigurisë së kompromentuar të shfletuesit të internetit, dobësia lidhet edhe me kodin i cili përdoret për të shfaqur imazhet WebP, një format i cili distribuohet gjerësisht në internet.
Ueb-faqja Stack Diary vë në pah se aplikacione të tilla si Telegram, Affinity, Gimp, Signal, Honeyview, LibreOffice, si dhe një numër i aplikacioneve të Android për shfaqjen e imazheve janë të pambrojtura nga kjo dobësi.
Përdoruesit rekomandohen të përditësojnë shfletuesit e tyre të internetit në versionet më të fundit, në mënyrë që të mbrohen nga veprimet dhe sulmet e mundshme keqdashëse