Google riemëron chatbotin me Inteligjencë Artificiale, nga Bard në Gemini

Google ka riemëruar chatbot-in me Inteligjencë Artificiale (Al) nga Bard në Gemini, ndërsa njofton për një model të ri të tij.

Klientët amerikan mund të abonohen për 19,99 dollarë (18,55 euro) në muaj që të jenë përdorues të Gemini Advanced, i cili përfshin një model më të fuqishëm Ultra 1.0 Al. Abonentët e tij do të marrin 2 TB memorie që zakonisht kushton 9,9 dollarë (9,27 euro) në muaj.

Kjo paketë e njohur si plani Google One Al Premium, përfaqëson një nga përgjigjet më të mëdha të kompanisë drejtuar Microsoft dhe partnerit të saj OpenAl. Gjithashtu, është shenjë e konkurrencës në rritje te konsumatorët, të cilët kanë disa opsione të abonimit me pagesë.

Së fundmi, edhe Microsoft ka njoftuar një abonim konkurrues për Al në programet si Word dhe Excel.

Postime te ngjashme