Instagrami dhe Facebook do të tarifojnë përdoruesit e BE-së për shërbimin pa reklama

Meta Platforms  po kërkon të prezantojë plane abonimi pa reklama për përdoruesit e Instagram dhe Facebook në Evropë, thanë të martën dy njerëz të njohur me këtë çështje.

U diskutuan disa plane për çmimet, por plani prej 10 euro (10,49 dollarë) në muaj është më i mundshmi, tha njëri prej tyre, ndërsa burimi tjetër tha se do të zbatohet në muajt e ardhshëm.

Propozimi është një përpjekje nga Meta për të respektuar rregulloret e Bashkimit Evropian, që kërcënojnë të frenojnë aftësinë e saj për të personalizuar reklamat për përdoruesit pa pëlqimin e tyre dhe të dëmtojnë burimin kryesor të të ardhurave.

Ofrimi i një zgjedhjeje midis një plani falas, të mbështetur nga reklama dhe një abonimi me pagesë, mund të bëjë që përdoruesit të zgjedhin të parin, duke ndihmuar Meta të respektojë rregulloret pa ndikuar në biznesin e saj të reklamave.

Postime te ngjashme