Inxhinierët kombinojnë AI dhe kamera që vishen në ekzoskelet robotikë që ecin vetë

Inxhinierët kombinojnë AI dhe kamera që vishen në ekzoskelet robotikë që ecin vetë

Studiuesit e robotikës po zhvillojnë ekzoskelete dhe protezë për këmbë të afta të mendojnë dhe të ndërmarrin vendime kontrolli vetë duke përdorur teknologjinë e sofistikuar të inteligjencës artificiale (AI).

Sistemi kombinon vizionin kompjuterik dhe metodën e të mësuarit të thellë AI për të imituar sesi njerëzit ecin duke parë mjedisin e tyre dhe duke përshtatur lëvizjet e tyre.

“Ne jemi duke i dhënë vizion ekzoskeleteve robotikë në mënyrë që ata të mund të kontrollojnë veten e tyre,”- tha Brokoslaw Laschowski, një kandidat për doktoraturë në inxhinieri të dizajnit të sistemeve që drejton një projekt kërkimor të Universitetit të Waterloo të quajtur ExoNet.

Këmbët e ekzoskeleteve që operojnë me anë të motorëve tashmë ekzistojnë, por përdoruesit duhet t’i kontrollojnë ato manualisht përmes aplikacioneve të smartphone ose levave.

“Kjo mund të jetë e papërshtatshme dhe shumë kërkuese,”- tha Laschowski, gjithashtu një student anëtar i Institutit të Inteligjencës Artificiale Waterloo (Waterloo.ai). “Sa herë që dëshironi të kryeni një aktivitet të ri lëvizës, duhet të ndaleni, të nxirrni smartphone-in tuaj dhe të zgjidhni mënyrën e dëshiruar.”

Për të adresuar këtë kufizim, studiuesit pajisën përdoruesit e ekzoskeletit me kamera që vishen dhe tani po optimizojnë software kompjuterik AI për të përpunuar përmbajtjen e videos për të njohur me saktësi shkallët, dyert dhe tiparet e tjera të mjedisit përreth.

Inxhinierët kombinojnë AI dhe kamera që vishen në ekzoskelet robotikë që ecin vetë

Faza tjetër e projektit kërkimor ExoNet do të përfshijë dërgimin e udhëzimeve te motorët në mënyrë që ekzoskeletet robotikë të mund të ngjisin shkallët, të shmangin pengesat ose të ndërmarrin veprime të tjera të përshtatshme bazuar në analizën e lëvizjes aktuale të përdoruesit dhe terrenit të ardhshëm.

“Qasja jonë e kontrollit nuk do të kërkonte domosdoshmërisht mendimin njerëzor,”- tha Laschowski, i cili mbikëqyret nga profesori i inxhinierisë John McPhee, Kryetari i Kërkimit në Kanada në Dinamikën e Sistemit Biomechatronic. “Në mënyrë të ngjashme me makinat autonome që vetë- komandohen, ne jemi duke dizajnuar ekzoskele autonome dhe protezë për këmbë që ecin vetë.”

Studiuesit po punojnë gjithashtu për të përmirësuar efikasitetin e energjisë së motorëve për ekzoskeletë robotikë dhe protezat duke përdorur lëvizjen e njeriut për të vetë-ngarkuar bateritë.

Postime te ngjashme