iPhone 5G

iPhone 5G nga Apple debuton muajin e ardhshëm

iPhone 5G i shumëpritur nga Apple thuhet se do të bëjë debutimin e tij këtë tetor.

Teknologjia 5G në telefonat e rinj do t’i lejojë ata të hyjnë në një rrjet pa tel. Ky rrjet premton internet më të shpejtë dhe kohë reagimi më të shpejtë sesa modelet aktuale LTE.

Apple u ka kërkuar furnitorëve që të bëjnë të paktën 75 milionë iPhone të gjeneratës së ardhshme sipas raportit, por pret që të shkojnë deri në 80 milionë këtë vit.

Apple gjithashtu po përgatitet të  lançojë dy modele të reja Apple Watch, si dhe kufjet e saj.

Apple është bërë një lojtar kryesor në biznesin e kufjeve. Parashikohet se kompania do të shesë 90 milionë njësi AirPods këtë vit. Kjo krahasuar me 65 milionë në vitin 2019.

Gjiganti amerikan pritet gjithashtu të zbulojë versionin tjetër të tabletit të njohur iPad Air.

Bloomberg gjithashtu raportoi se Apple ka punuar për një pajisje të re Apple TV me një telekomandë të ridizenjuar dhe procesor më të shpejtë. Por ai vuri në dukje se ajo mund të mos shfaqet deri vitin e ardhshëm.

Postime te ngjashme