Jeff Bezos i bashkohet garës për të ofruar internet satelitor

Jeff Bezos, themeluesi i Amazon, do ta zgjerojë veprimtarinë në fushën e Hapësirës.

Ai do t’i lansojë dy prototipa satelitësh për projektin e tij Kuiper. Bezos është duke planifikuar që të krijojë 3.200 pajisje në vitet e ardhshme për të mundësuar lidhje në internet në çdo vend të botës. Ai shpreson se do ta sfidojë sistemin Starlink të miliarderit Elon Muskut, i cili tashmë ofron internet për shumë shtete.

Dy satelitët e Bezosit do të ngjiten në orbitë me raketën Atles-5. Ata do të nisen nga Florida në pasditen e së premtes.

Amazon e ka nisur procesin kërkimor dhe zhvillimor për projektin Kuiper më 2018, dhe deri më tani ka shpenzuar 10 miliardë dollarë.

Kompania synon të rritet në tregun e ofrimit të internetit përmes shtrirjes së sistemit në Hapësirë, për dallim prej lidhjeve përmes fibrit optik në tokë.

Kompania e Muskut është lidere në këtë drejtim dhe deri më tani i ka 4.800 pajisje aktuale në orbitë.

Postime te ngjashme