Kongresi amerikan do të shqyrtojë dy projektligje të reja për inteligjencën artificiale

Senatorët amerikanë të enjten prezantuan dy projektligje të veçanta dypartiake të inteligjencës artificiale  mes interesit në rritje të adresimit të çështjeve që lidhen me teknologjinë në fjalë.

Njëri projektligj do të kërkonte që qeveria e SHBA të ishte transparente kur përdor inteligjencën artificiale për të bashkëvepruar me njerëzit, dhe projektligji tjetër do të krijonte një zyrë për të përcaktuar nëse Shtetet e Bashkuara janë konkurruese në teknologjitë më të fundit.

Ligjvënësit po fillojnë të konsiderojnë se cilat rregulla të reja do të duheshin të vendoseshin si shkak i rritjes së inteligjencës artificiale. Teknologjia e re në fillim të këtij viti arriti kryetitujt kur ChatGPT – një program i inteligjencës artificiale që u përgjigjet pyetjeve në formë të shkruar – u bë aktiv për publikun e gjerë, raporton  Reuters.

Senatorët Gary Peters, një demokrat i cili është kryetar i Komitetit për Sigurinë Kombëtare, prezantoi një projektligj së bashku me senatorët Mike Braun dhe Hames Lankford – që të dy republikan – i cili do tu kërkonte agjencive qeveritare të SHBA-së t’i tregojnë publikut se kur ato përdorin inteligjencën artificiale për të ndërvepruar me ta.

Projektligji gjithashtu kërkon që agjencitë të krijojnë mënyra që njerëzit të apelojnë vendimet që merren nga inteligjenca artificiale. “Qeveria federale duhet që të jetë proaktive dhe transparente me shfrytëzimin e inteligjencës artificiale, dhe duhet të sigurohet që vendimet nuk merren pa ndonjë njeri në kontroll”, bëri të ditur nëpërmjet një deklarate Braun.

Senatorët Michael Bennet dhe Mark Warner, të dy demokratë, prezantuan një masë së bashku me senatorin republikan Todd Young që do të krijonte një Zyrë të Analizës së Konkurrencës Globale që do të kërkonte të siguronte që Shtetet e Bashkuara të qëndronin në krye të paketës në zhvillimin e inteligjencës artificiale.

Postime te ngjashme