Koreja e Jugut synon t’i bashkohet garës së inteligjencës artificiale teksa startup-i Rebellions prodhon çipin e ri
Rebellions Inc, një start-up koreano-jugor lançoi një çip të inteligjencës artificiale, kështu duke iu futur garës për marrjen e kontratave qeveritare teksa Seuli zyrtarisht kërkon një vend për kompanitë lokale në industrinë shpërthyese të inteligjencës artificiale.
Çipi ATOM i kompanisë është përpjekja më e fundit koreane për të sfiduar liderin global Nvidia Corp në harduerin që fuqizon teknologjinë revolucionare të inteligjencës artificiale.
Nvidia, një projektues i çipave amerikanë, ka një pjesë komanduese të çipave të nivelit të lartë të AI, duke përbërë rreth 86 për qind të fuqisë kompjuterike të gjashtë shërbimeve më të mëdha cloud në botë që nga dhjetori, sipas analistit të çipave të Jefferies, Mark Lipacis.
Qeveria e Koresë së Jugut dëshiron të nxisë një industri vendase. Kjo duke investuar më shumë se 800 milionë dollarë gjatë pesë viteve të ardhshme për kërkime dhe zhvillim në një përpjekje për të rritur pjesën e tregut të çipave Koreane të inteligjencës artificiale në qendrat e të dhënave vendase nga zero në 80 për qind deri në vitin 2030.
Rebellion’s Atom është krijuar për të qenë jashtëzakonisht efektiv në ekzekutimin e aplikacioneve për chatbot dhe computer vision. Çipi i tij përdor vetëm 20% të fuqisë së një çipi Nvidia A100 në operacione të caktuara. Kjo pasi fokusohet në një gamë të ngushtë punësh dhe jo në një shumëllojshmëri të madhe të tyre, tha Park Sunghyun, bashkëthemelues dhe CEO i Rebellions.
Çipi A100, i cili është mjaft i fuqishëm për të krijuar – ose, në gjuhën e biznesit, ‘të trajnojë’ modele të AI, është çipi më i popullarizuar për ngarkesat e punës së AI.
Tajvani, Kina, Franca, Gjermania, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera kanë plane gjithëpërfshirëse për të ndihmuar industritë e tyre gjysmëpërçuese. Qeveria e Koresë së Jugut është e veçantë në fokusimin e përpjekjeve të saj në çipat e AI.
