Media e Kuvajtit zbulon prezantuesen e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, emri i saj ‘Fedha’ ka një kuptim interesant

Media e Kuvajtit zbulon prezantuesen e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, emri i saj ‘Fedha’ ka një kuptim interesant

Një media kuvajtiane thotë se ka krijuar një prezantuese virtuale lajmesh duke përdorur inteligjencën artificiale (AI).
“Fedha” bëri debutimin e saj në llogarinë në Twitter të Kuwait News, një degë e Kuwait Times, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi. Ajo shfaqet si imazhi i një gruaje, e veshur me një xhaketë të zezë dhe bluzë të bardhë.

Abdullah Boftain, zëvendës kryeredaktor për Kuwait News, i tha agjencisë së lajmeve AFP se masa testoi potencialin e AI për të ofruar “përmbajtje të re dhe inovative”.
“Unë jam Fedha, prezantuesja e parë në Kuvajt që punon me inteligjencën artificiale në Kuwait News. Çfarë lloj lajmesh preferoni? Le të dëgjojmë mendimet tuaja”, citohet të ketë thënë prezantuesja e krijuar nga AI në arabisht.Boftain tha se Fedha mund të ketë një theks kuvajtian dhe të lexojë buletinet e lajmeve në internet.

“Fedha është një emër popullor, i vjetër kuvajtian që i referohet argjendit, metalit. Ne gjithmonë i imagjinojmë robotët të kenë ngjyrë argjendi dhe metalike. Kështu që i kemi kombinuar të dyja”, ka thënë më tej ai.

Postime te ngjashme