FaceTime

Ndryshimi i thjeshtë në FaceTime që u ndalon flluskave ndryshimin e formës gjatë thirrjeve në grup

FaceTime tani është më i rëndësishëm se kurrë më parë. Më në fund mund të fikni tiparin e tij më të bezdisshëm, që janë ato flluska që ndryshojnë formën.

Në vend që të paraqesë pastër paraqitjen e çdo pjesëmarrësi, FaceTime u shfaq të gjithëve flluska të vogla që ndryshojnë madhësinë në mënyrë irrituese sa herë që dikush flet.

Duket keq dhe e bën të pamundur për të parë çdo telefonatë në një grup që ka më shumë se tre ose katër persona.

Me përditësimin më të ri të sistemit mobile të Apple, iOS 13.5, më në fund, mund të çaktivizohen flluskat e bezdisshme, si dhe të lehtësohet thirrja në grup në këtë platformë.

Fillimisht, duhet ta instaloni iOS 13.5. Për këtë përditësim Apple nuk ka njoftuar me një numër të kuq te Settings. Ju duhet ta kërkoni vetë atë dhe të bëni instalimin.

Kjo mund të marrë nga 30 deri në 45 minuta. Por, gjatë kësaj kohe mund të vazhdoni ta përdorni telefonin. Kjo derisa të ndalojë në tërësi që të aktivizohet sistemi i ri.

Pastaj duhet të kërkoni për FaceTime në Settings. Kur të klikoni në të, ju hapet një mundësi e re ku shkruan Speaking.

Mjafton ta tërhiqni rrethin dhe do jua ndaloni përgjithmonë flluskave të ndryshojnë formë, si pjesë e këtij procesi shumë të thjeshtë.

Bisedat në vazhdim do të jenë shumë më të pastra. Ndryshimi i madhësive të flluskave nuk do të ndodhë, vetëm se do të veçohet kur dikush është duke biseduar.

Postime te ngjashme