Nvidia zbulon çipin më të fundit të Inteligjencës Artificiale – 30 herë më të shpejtë se paraardhësi i tij

Nvidia ka zbuluar çipin e saj më të fundit të inteligjencës artificiale (AI) për të cilin thotë se mund të kryejë disa detyra 30 herë më shpejt se paraardhësi i tij.

Firma ka 80% të tregut dhe shpreson të “çimentojë” dominimin e saj, shkruajnë mediat e huaja.

Përveç çipit B200 “Blackwell”, shefi ekzekutiv i tij Jensen Huang detajoi një grup të ri mjetesh softuerike në konferencën e tij vjetore të zhvilluesve.

Nvidia është kompania e tretë më e vlefshme në SHBA, pas vetëm Microsoft dhe Apple.

Aksionet e saj janë rritur 240% gjatë vitit të kaluar dhe vlera e saj e tregut arriti në 2 trilionë dollarë muajin e kaluar.

Postime te ngjashme