Prezantohet zyrtarisht Xiaomi 15 Ultra

Brenda pak ditësh, Xiaomi 15 Ultra do të prezantohet në Kinë, dhe tashmë kemi marrë pamjen zyrtare të telefonit. Për të rritur entuziazmin te fansat, Xiaomi ka publikuar në rrjetet sociale imazhet e këtij telefoni premium të ardhshëm.

Janë shfaqur tre opsione ngjyrash që do të jenë të disponueshme, si dhe janë zbuluar funksione të reja të sistemit të kamerave.

Xiaomi 15 Ultra do të ketë një objektiv telefoto prej 200 MP, i cili përfshin sensorin Samsung ISOCELL HP9 (1/1.4″) dhe është dizajnuar për të ofruar zmadhim të qartë deri në 200 mm, madje edhe deri në 400 mm.

Gjithashtu, është konfirmuar se kamera kryesore do të ketë një sensor 1 inç, çka nuk është surprizë, pasi kjo veçori ka qenë prezente që nga publikimi i modelit 12S Ultra tre vite më parë.

Xiaomi 15 Ultra pritet të lançohet në Kinë më 27 shkurt, ndërsa debutimi global do të ndodhë më 2 mars, gjatë MWC 2024 në Barcelonë.

Postime te ngjashme