Qendra e të dhënave nënujore e Microsoft nxirret pas dy vitesh
Dy vjet më parë, Microsoft fundosi një qendër të dhënash në brigjet e Orkney (Mbretëria e Bashkuar) në një eksperiment të egër.
Kjo qendër e të dhënave tani është marrë nga fundi i oqeanit. Studiuesit e Microsoft po vlerësojnë se si është kryer. Gjithashtu, po vlerësojnë dhe çfarë mund të mësojnë prej saj për efikasitetin e energjisë, shkruan BBC.
Përfundimi i tyre i parë është se cilindri i mbushur me servera kishte një normë më të ulët dështimi sesa një qendër konvencionale e të dhënave.
Kur kutia u tërhoq nga fundi i detit rreth gjysmë milje në det të hapur pasi ishte vendosur atje në maj të vitit 2018, vetëm tetë nga 855 servera në bord kishin dështuar.
Kjo krahasohet shumë mirë me një qendër konvencionale të të dhënave.
“Shkalla e dështimit tonë në ujë është një e teta e asaj që shohim në tokë.” – thotë Ben Cutler. Ai ka udhëhequr atë që Microsoft e quan Project Natick.
Ekipi po spekulon se besueshmëria më e madhe mund të lidhet me faktin se nuk kishte njerëz në bord dhe se azoti më shumë sesa oksigjeni u derdh në kapsulë.
Orkney u zgjodh për provë nga Microsoft. Kjo pjesërisht sepse ishte një qendër për kërkimin e energjisë së rinovueshme në një vend ku klima ishte e butë. Madje, ndodhta mund të konsiderohet dhe klimë e ftohtë.
Cilindri i bardhë doli nga ujërat e ftohtë me një shtresë algash, barishtesh dhe anemonesh detarë pas një operacioni një ditor. Por brenda, qendra e të dhënave funksiononte mirë. Tani po shqyrtohet nga afër, në mënyrë që ekipi hulumtues të mësojë më shumë.
Qendrat e të dhënave nënujore mund të tingëllojnë si një ide e çuditshme. Por David Ross thotë se projekti ka një potencial të madh. Ai ka qenë një konsulent në industrinë e qendrës së të dhënave për shumë vite.
Eksperimenti në Orkney ka mbaruar. Shpresa është që rezultati të jetë ruajtja e të dhënave më miqësore me mjedisin. Kjo si në tokë, ashtu edhe nën ujë.
