Rrjeti “Find My Device” i Google më në fund është funksional
Google më në fund ka lëshuar rrjetin e tij Find My Device, siç njoftoi vitin e kaluar.
Teknologjia përdor një rrjet prej mbi një miliard pajisje Android, për të lejuar përdoruesit të gjejnë pajisjet e humbura. Veçoria në thelb të kujton atë që Apple dhe Tile tashmë ofrojnë.
Rrjeti Find My Device tani është i disponueshëm për përdoruesit në SHBA dhe Kanada, dhe do të vijë së shpejti në pajisjet Android në mbarë botën.
Pas instalimit të aplikacionit, përdoruesit mund ta përdorin atë për të gjetur telefonat dhe tabletët Android. Veglat do t’i lejojnë pajisjet të cingërojnë me komandën e përdoruesit dhe vendndodhja e tyre do të shfaqet në hartë. Këto harta funksionojnë edhe kur pajisjet janë jashtë linje.
Pajisjet Pixel 8 dhe Pixel 8 Pro do të shfaqen në hartë edhe kur janë të fikur ose kur bateria është zbrazur plotësisht.
Në aplikacionin Find My Device mund të integroni gjurmuesit e Bluetooth Chipolo dhe Pebblebe, që do t’i lejojë përdoruesit të lokalizojnë shumë sende të tjera – çelësat, çantat, kuletat dhe madje edhe kafshët shtëpiake. Kjo do të bëhet e mundur nga etiketat, të cilat vijnë së shpejti dhe janë krijuar posaçërisht për rrjetin.