Samsung: I njëjti procesor për të gjithë
Një model ndërkombëtar Samsung Galaxy S25 është parë në faqen e standardeve Geekbench, i cili përdor një çip të Qualcomm.
Në muajt e fundit, ka pasur thashetheme të shumta për procesorin që do të fuqizojë serinë e telefonave Samsung Galaxy S25.
Disa prej tyre pohuan se e gjithë linja do të përdorë çipat Snapdragon 8 Elite, gjatë dhjetorit, një Galaxy S25+ me një çip Exynos 2500 u vu re në Geekbend.
Samsung Galaxy S25 ndërkombëtar është shfaqur në Geekbench si modeli i koduar SM-S931B. Telefoni funksionon Android 15 dhe ka 12 GB RAM.
Seria pritet të përfshijë modelet S25, S25+ dhe S25 Ultra, si dhe Galaxy S25 Slim të përfolur.