Samsung thotë se përdoruesit do të jenë në gjendje të klonojnë zërin e tyre për t’iu përgjigjur thirrjeve

Samsung thotë se përdoruesit do të jenë në gjendje të klonojnë zërin e tyre për t’iu përgjigjur thirrjeve

Klonet e zërit të AI-s tashmë janë duke u vendosur në podkaste dhe video lojëra.  Por sa kohë mund të shfrytëzohen nga publiku i gjerë?

Ndoshta më shpejt se sa mendoni, pasi Samsung njoftoi një veçori për asistentin e tij celular Bixby. Kjo lejon përdoruesit të klonojnë zërin e tyre për t’iu përgjigjur thirrjeve telefonike. Funksioni është aktualisht i disponueshëm vetëm në gjuhën koreane si pjesë e shërbimit Bixby Text Call. Ky sherbim ju lejon t’u përgjigjeni thirrjeve duke përdorur një funksion text-to-speech.

Ideja është që nëse dikush ju telefonon, por ju nuk mund të përgjigjeni me zë të lartë.  Në këtë mënyrë ju mund të shkruani një përgjigje dhe do të lexohet në një zëvendësim të zërit tuaj.

Kjo veçori aktualisht është e disponueshme si aplikacioni Bixby Custom Voice Creator për një numër të vogël celularësh Samsung (Galaxy S23, S23+ dhe S23 Ultra i ri).

Cilësia e zërit mund të jetë jo aq kualitative dhe koha e përgjigjes shumë e ngadaltë.

Por klonimi i zërave për t’iu përgjigjur thirrjeve është brenda fushës së teknologjisë aktuale, me mjetet e AI-s në gjendje të krijojnë kopje reale të zërave nga vetëm disa minuta audio.

Përgjigjja e thirrjeve audio përmes një ndërfaqe teksti nuk është gjithashtu e re. Në pajisjet Samsung, funksioni njihet si Bixby Text Call. Kjo u prezantua me versionin One UI 5 të Android të kompanisë. Më parë ishte i aksesueshëm vetëm në gjuhën koreane. Tani është i disponueshëm në anglisht duke përdorur një zë artificial të përgjithshëm (vetëm me versionet 5.1 të One UI).

Google ofron një shërbim të ngjashëm të quajtur Call Screen. Ai ju lejon t’u përgjigjeni thirrjeve të mundshme të padëshiruara duke përdorur një zë të automatizuar. Megjithëse shërbimi i Google ju lejon të zgjidhni vetëm nga një listë përgjigjesh gjenerike në vend që të shkruani përgjigje të personalizuara.

Nuk është e vështirë të imagjinohet që këto veçori të bëhen më komplekse dhe të automatizuara në të ardhmen. Në fund të fundit, ju mund të lidhni lehtësisht një klon zëri të tekstit në fjalim të vetes me një chatbot si ChatGPT ose Bing i Microsoft. Samsung premton se zërat e gjeneruar të përdoruesve do të jenë ‘të pajtueshëm me aplikacionet e tjera të Samsung. Kjo përtej thirrjeve telefonike’ në të ardhmen, megjithëse nuk është e qartë se çfarë do të thotë kjo.

Postime te ngjashme