Teknologjia e gjeneratës së ardhshme , e cila do të masë ndryshimet klimatike nga hapësira

Teknologjia e gjeneratës së ardhshme , e cila do të masë ndryshimet klimatike nga hapësira

Nasa do të financojë krijimin e një organizate të re kërkimore. Ajo do të kërkojë të përmirësojë matjet e ndryshimeve klimatike duke vëzhguar atomet në hapësirën e jashtme.

Instituti i ri i Nasa Quantum Pathways do të ndërtojë teknologji dhe mjete për të përmirësuar matjen e faktorëve të rëndësishëm klimatik.

“Ne po shikojmë në një univers që nuk e kemi parë kurrë më parë,” tha Daniel Blumenthal, një profesor në UC Santa Barbara.

Blumenthal dhe studiues të tjerë do të fokusohen në ndjeshmërinë kuantike. Kjo përfshin vëzhgimin se si reagojnë atomet ndaj ndryshimeve të vogla në mjedisin e tyre.

Vëzhgimet më pas do të përdoren për të konstatuar ndryshimet kohore në fushën e gravitetit të Tokës. Kjo duke i lejuar shkencëtarët të përmirësojnë saktësinë në matjet e disa proceseve të rëndësishme klimatike. Kjo si rritja e nivelit të detit, shkalla e shkrirjes së akullit, ndryshimet në burimet ujore tokësore dhe ruajtjes së nxehtësisë së oqeanit.

“Ka pasur përparime të jashtëzakonshme në metodat kuantike kohët e fundit, kryesisht në kontekstin e informatikës,” tha Srinivas Bettadpur, drejtor i Qendrës për Kërkime Hapësinore në UT Austin.

Srinivas tha seduan të përdorim teknologjinë e sensorit kuantik në hapësirë – ku mund të shikoni të gjithë planetin. Kjo mund të zgjidh problemet e gjeneratës së ardhshme duke vëzhguar, interpretuar dhe kuptuar proceset klimatike.

Kjo do të jetë përpjekja e parë për të krijuar atë që njihet si “Quantum 2.0”. Kjo do të thotë, avancimi përtej parimeve kuantike të njohura në fizikë dhe në fakt përkthimi i tyre në koncepte të pajisjes së përdorshme. Me ndryshimin e klimës, ndryshojnë edhe forcat gravitacionale rreth Tokës dhe në hapësirën e jashtme.  Atomet që rrotullohen rreth Tokës reagojnë ndaj këtyre ndryshimeve gravitacionale. Duke matur këto reagime, studiuesit mund të japin lexime më të mira të ndryshimeve në proceset klimatike. Një pjesë e teknologjisë së kërkuar tashmë ekziston, por projekti nuk do të ketë sukses pa teknologji të re.

“Për ta bërë këtë, ne duhet të marrim lazerët, fotonikët dhe modulatorët dhe të kontrollojmë elektronikën që përbëjnë 90 për qind të eksperimenteve të atomeve këtu në Tokë dhe të punojmë vërtet shumë për të futur gjithë atë saktësi në çipa të vegjël me fuqi të ulët që mund të vendoset në hapësirë”, tha Blumenthal.

Përtej aftësisë për të trajtuar çështjet klimatike të Tokës, teknologjia e re mund të vendoset përfundimisht për aplikacione të tjera. Mund të vendoset për aplikacione të bazuara në Tokë, si dhe për qëllime të eksplorimit të hapësirës në të ardhmen.

Instituti i ri Quantum Pathways përfshin gjithashtu studiues nga Universiteti i Kolorados Boulder, Instituti i Teknologjisë në Kaliforni dhe Instituti Kombëtar i SHBA për Standardet dhe Teknologjinë (NIST).

Studiuesit morën 15 milion dollarë (12.3 milion £) në fonde nga NASA për institutin. Ky institut do të sigurohet për një periudhë pesëvjeçare.

Postime te ngjashme