Microsoft

TikTok refuzon ofertën e Microsoft

Microsoft thotë se oferta e tij për të blerë aplikacionin TikTok është refuzuar, duke i hapur rrugën kompanisë Oracle që të bëjë një ofertë në minutën e fundit.

Sipas mediave të huaja, presidenti amerikan, Donald Trump, i dha afat aplikacionit kinez deri më 15 shtator për ta shitur atë ose për ta mbyllur.

Administrata e Trump pretendon se TikTok dhe aplikacionet e tjera janë kërcënime për sigurinë kombëtare.

Microsoft dhe Oracle ishin të dyja në ‘garë’ për ta blerë aplikacionin TikTok nga firma kineze ByteDance.

Sipas raportimeve të mëparshme thuhej se Oracle po mendonte me të vërtetë të blinte bizneset e TikTok në SHBA, Kanada, Australi dhe në Zelandë të Re. Por më vonë u spekulua se e kishte fituar ‘luftën’ me Microsoft.

Kompania TikTok nuk ka dhënë asnjë deklaratë tjetër rreth zhvillimeve me Microsot dhe as nuk i komentoi spekulimet për Oracle.

Postime te ngjashme