memorie

Whatsapp sjell versionin me të ri si të “luftojmë” memorien

WhatsApp po prezanton një opsion të ri që do ta bëjë jetën më të lehtë për përdoruesit që janë “duke luftuar me memorie” në telefonin e tyre celular.

Aplikacioni popullor i komunikimit planifikon të prezantojë ndërfaqen e Storage Usage. Përmes saj përdoruesit do të jenë në gjendje të gjurmojnë si dhe çfarë të ruajnë. Pra, do të mund të shohin si përdoret memoria në telefonin e tyre celular në lidhje me WhatsApp.

Ndërfaqja do të ndahet në tre seksione.

Seksioni i parë do të tregojë sasinë e përgjithshme të memories që merr aplikacioni. Këtu do të përfshihen të gjithë skedarët e mediave të marra ose të dërguara përmes tij.

Seksioni i dytë do të tregojë se sa memorie është zënë ekskluzivisht nga skedarët multimedia. Në këtë mënyrë përdoruesi do të jetë në gjendje të shohë se cili merr më shumë hapësirë, që të mund t’i rendisë ato më lehtë.

Seksioni i tretë do të tregojë se sa memorie merr secila bisedë. Brenda tij do të ketë një mjet me të cilin përdoruesit do të jenë në gjendje të kërkojnë përmbajtjen në një bisedë të veçantë.

Opsioni duhet të jetë i disponueshëm si për përdoruesit Android ashtu edhe për iOS. Aktualisht është ende në fazën e testimit.

 

Postime te ngjashme