Zuckerberg prezanton syzet inteligjente me AI – por prezantimi nuk shkoi dhe aq shumë sipas planit
Meta ka zbuluar tashmeë syzet inteligjente me inteligjencë artificiale (AI) gjatë konferencës Meta Connect. Meta Ray-Ban Display ofron:
-
Ekran me ngjyra të plota dhe rezolucion të lartë
-
Video-thirrje dhe mesazhe direkt nga lenteja
-
Kamerë 12 MP dhe byzylyk nervor për gjeste dore
Gjatë prezantimit, një telefonatë WhatsApp dështoi disa herë, por Zuckerberg mbetet optimist për integrimin e Meta AI në jetën e përditshme.
Çmimet e syzeve:
-
Ray-Ban Display – 799 $
-
Oakley Meta Vanguard – 499 $
-
Ray-Ban Meta (gjenerata e dytë) – 379 $
Meta ka shitur rreth 2 milionë syze që nga 2023 dhe synon të bëjë këto pajisje pjesë të përditshme të përdoruesve.
