OpenAI prezanton GPT-5! Inteligjenca Artificiale përmirëson gabimet, ja çfarë do të ndryshojë
OpenAI ka lançuar modelin më të ri, GPT-5, duke e përshkruar si më të shpejtë, më të zgjuar dhe më të saktë se paraardhësit. CEO Sam Altman e cilëson si një “kapërcim historik”, me aftësi të nivelit doktorature në programim dhe shkrim.
GPT-5 sjell përmirësime të mëdha në logjikë, arsyetim dhe komunikim natyral, me më pak gabime dhe “halucinacione”. Altman e krahason evolucionin e modeleve: “GPT-3 ishte si një nxënës gjimnazi, GPT-4 si një student universiteti, ndërsa GPT-5 si një ekspert i vërtetë.”
Lançimi vjen mes konkurrence të fortë në tregun e AI, me rivalë si Elon Musk (Grok) dhe Anthropic (Claude). Megjithëse ka entuziazëm, ekspertët e etikës paralajmërojnë për marketing të tepruar dhe theksojnë nevojën për rregullim të teknologjisë.
GPT-5 tashmë është i disponueshëm për të gjithë përdoruesit, duke sinjalizuar një qasje më të hapur nga OpenAI. Ditët në vijim do tregojnë nëse ky model do të përmbushë pritshmëritë apo do të rezultojë thjesht një hap evolucionar.
