Apple prezanton robotin dhe sistemin e vet të sigurisë

Apple, e njohur për iPhone, MacBook dhe Apple Watch, po zhvillon pajisje të reja me AI për të marrë një rol qendror në shtëpinë inteligjente. Në plan janë një robot shtëpiak, një altoparlant inteligjent me ekran dhe një komplet kamerash sigurie.

Projekti kryesor është roboti “tabletop”, i parashikuar për vitin 2027, me një Siri realist që ndërvepron gjatë gjithë ditës. Pajisja do të ngjajë me një iPad në një krah mekanik që ndjek përdoruesin.

Versioni më i thjeshtë, një altoparlant inteligjent me ekran, nuk do të ketë krah mekanik apo Siri të avancuar, por do të luajë muzikë, mbajë shënime, kontrollojë pajisjet e shtëpisë dhe mundësojë thirrje video, duke përdorur Charismatic OS.

Apple po përgatit edhe kamera inteligjente sigurie, të integruara në ekosistemin e saj, për të ofruar një sistem sigurie të plotë për përdoruesit. Këto zhvillime tregojnë se Apple e sheh të ardhmen e shtëpisë inteligjente të udhëhequr nga AI dhe robotika.

Postime te ngjashme