Google Docs tani ofron audio me Gemini AI

Google ka shtuar një veçori të re në Docs, që ju lejon të gjeneroni një version audio të dokumentit me ndihmën e Gemini AI. Përdoruesit mund të zgjedhin zëra të ndryshëm dhe të përshtatin shpejtësinë e leximit.

Kjo audio është e qasshme jo vetëm për autorin, por edhe për lexuesit e dokumenteve të shpërndara, përmes menusë Tools > Audio > Listen to this ose duke klikuar mbi një buton audio të futur nga autori (Insert > Audio).

Aktualisht funksionon vetëm në desktop, vetëm në gjuhën angleze, dhe është e disponueshme për përdoruesit e Workspace Business, Enterprise, Education, si edhe për abonentët AI Pro dhe Ultra.

Postime te ngjashme