YouTube po teston një chatbot që do t’ju jap informacione për përmbajtjen e videove

YouTube me sa duket është bërë platforma më e fundit për të përfituar nga bumi i chatbot. Kompania thuhet se po teston një chatbot me AI që do të shfaqet nën video, duke i ftuar shikuesit të fillojnë një bisedë. E shpallur në një postim në blog të publikuar nga Mbështetja e Google, “AI bisedues” është krijuar për t’iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me videon që jepet më lart dhe rekomandime të tjera për lidhur me përmbajtjen. Përdoruesit do të […]

WhatsApp me masë të re mbrojtëse, kërkohet e-mail për verifikim të llogarisë

Përdoruesit e aplikacionit WhatsApp, së shpejti do të mund të kenë një mënyrë tjetër të mbrojtjes së të dhënave të tyre. Bëhet fjalë për një e-mail verifikimi, i cili me sa duket është në fazë testimi, pasi disa prej përdoruesve të WhatsApp-it u është kërkuar të verifikojnë llogaritë e tyre përmes një e-maili. Aktualisht numri i përdoruesve të tillë është i vogël, por pritet që së shpejti ky e-mail t’i kërkohet të gjithëve. Metoda e re e verifikimit ka për […]

Musk: Do të vijë dita kur nuk do të keni nevojë të punoni, Inteligjenca Artificiale do të bëjë gjithçka për ju

Elon Musk gjatë një bashkëbisedimi me kryeministrin britanik Rishi Sunak ka thënë se do të vijë një ditë kur njerëzit nuk do të kenë nevojë për një punë pasi Inteligjenca Artificiale do të bëjë gjithçka. Biseda e tyre lidhur me Inteligjencën Artificiale erdhi pas mbylljes së Samitit dy ditor të Sigurisë në Britani të Madhe. “Do të vijë një pikë, kur nuk do të ketë nevojë për punë. Mund të keni një punë nëse doni të keni një punë, vetëm […]

Del në shitje Apple Pencil me port USB-C

Apple Pencil me USB-C që Apple prezantoi në tetor është i disponueshëm për t’u blerë prej tani. Me një çmim, prej 79 dollarësh, Apple Pencil është i pajtueshëm me të gjithë iPad-ët që janë të pajisur me port USB-C dhe shërben si një alternativë ndaj modeleve më të shtrenjta të gjeneratës së parë dhe të dytë të Apple Pencil. Apple Pencil është me ngjyrë mat dhe ka një anë të sheshtë magnetike për të lejuar që të ngjitet me një […]

Termi ‘inteligjenca artificiale’, më e kërkuara për këtë vit në Fjalorin Collins!

Termit AI iu është dhënë titulli “termi i vitit” nga krijuesit e Fjalorit Collins, duke marrë parasysh diskutimet që kanë vërshuar për këtë teknologji në vitin 2023, qoftë për ndikimin e saj pozitiv dhe negativ. Përdorimi i termit është katërfishuar këtë vit, tha botuesi. Drejtori menaxhues i Collins, Alex Beecroft tha se termi AI (Inteligjenca Artitificiale) ka qenë “kulmi i bisedës së vitit 2023”. “Ne e dimë se AI ka qenë një fokus i madh këtë vit në mënyrën se […]

Kanadaja ndalon aplikacionin kinez WeChat nga pajisjet qeveritare

Kanadaja ka njoftuar se do të ndalojë WeChat në pajisjet qeveritare. Aplikacioni në pronësi kineze nganjëherë referohet si “aplikacioni i gjithçkaje” – si WhatsApp, Facebook, Amazon dhe Tinder të gjitha në një. Megjithatë, qeveritë perëndimore kanë shqetësime sigurie në lidhje me të, kryesisht se aplikacioni mund të përdoret për të spiunuar përdoruesit. BBC thotë se ka kontaktuar me Tencent, kompaninë që zotëron WeChat, për koment, por ende nuk ka marrë një përgjigje. WeChat është një nga aplikacionet më të përdorura […]

Google pranon të investojë deri në 2 miliardë dollarë në rivalin e OpenAI, Anthropic

Google e Alphabet ka rënë dakord të investojë deri në 2 miliardë dollarë në kompaninë e inteligjencës artificiale Anthropic, tha të premten një zëdhënës i startup-it. Sipas mediave të huaja, kompania ka investuar 500 milionë dollarë në rivalin e OpenAI dhe ka rënë dakord të shtojë 1.5 miliard dollarë më shumë me kalimin e kohës, tha zëdhënësi. Google është tashmë një investitor në Anthropic dhe investimi i ri do të nënvizonte një rritje në përpjekjet e tij për të konkurruar […]

Sunak: Vetëm qeveritë mund të parandalojnë rreziqet e AI

Kryeministri britanik Rishi Sunak tha se vetëm qeveritë mund të trajtojnë rreziqet e paraqitura nga AI, një teknologji që ai tha se mund ta bëjë më të lehtë ndërtimin e armëve kimike ose biologjike, përhapjen e frikës dhe, në një skenar më të keq, i shpëtojnë kontrollit njerëzor. Duke folur përpara një mbledhjeje globale që ai ka mbledhur javën e ardhshme për të shqyrtuar rreziqet e teknologjisë, Sunak tha se shpresonte që pjesëmarrësit të bien dakord për natyrën e rreziqeve […]

Në të ardhmen USB-C do të jetë domosdoshmëri

Nga viti 2025, Gjermania do të prezantojë një standard të vetëm për karikimin e pajisjeve mobile dhe vetëm kabllot me prizë USB-C do të mbeten në treg. Vendimi është në përputhje me direktivën e Bashkimit Evropian. Të mërkurën, qeveria e kancelarit Olaf Scholz miratoi një projekt-amendament të ligjit për standardizimin, njoftoi Ministria gjermane e Ekonomisë. “Me ndryshimin e ligjit numërohen ditët e kaosit me porte të ndryshme për karikimin e telefonave, tabletëve dhe laptopëve”, tha ministri i Ekonomisë, Robert Habeck. […]

Microsoft do të investojë 5 miliardë dollarë të tjerë në Australi “për të rritur mbrojtjen e brendshme nga kërcënimet kibernetike”

Microsoft thotë se do të investojë një shtesë prej 5 miliardë dollarësh në Australi gjatë dy viteve të ardhshme, ndërkohë që bashkëpunon me Drejtorinë Australiane të Sinjaleve (ASD) për të rritur mbrojtjen e brendshme nga kërcënimet kibernetike. Sipas mediave të huaja, , Anthony Albanese konfirmoi investimin e ri në ditën e hapjes së vizitës së tij shtetërore në Shtetet e Bashkuara gjatë një aktiviteti në ambasadën australiane në Uashington, i shoqëruar nga nënkryetari dhe presidenti i Microsoft, Brad Smith, dhe […]