Sipas një raporti, Google po konsideron tarifimin e përdoruesve për rezultatet “premium” të kërkimit që mundësohen nga Inteligjenca Artificiale (Al). Gjiganti i teknologjisë thuhet se është duke eksploruar disa ide rreth përdorimit të teknologjisë, ku përfshihen edhe mjetet e zgjeruara të kërkimit si pjesë e shërbimeve premium të abonimit. Bëhet e ditur se motori kryesor i kërkimit të Google do të mbetet i lirë për t’u përdorur sipas propozimeve, me përmbajtje shtesë të disponueshme për ata që paguajnë tarifë. Gjithashtu, […]