Funksioni i ri i WhatsApp lejon përgjigje private tek bisedat në grup

Funksioni i ri i WhatsApp lejon përgjigje private tek bisedat në grup. Përdoruesit e WhatsApp së shpejti do të jenë në gjendje t’u përgjigjen privatisht individëve në bisedat në grup. Nuk do të jetë më nevoja që të fillojnë një bisedë të veçantë me bashkëbiseduesin. Përdoruesit e tjerë të grupit nuk do të jenë në gjendje të shikojnë mesazhin privat që ju do te dergoni.

Opsioni Pergjiju Privatisht

Më parë, përdoruesit mund të shkruanin në një grup përgjigje që do të lexohej nga të gjithë ose duhet të dërgonin një mesazh privat personit me të cilin donin të flisnin. Pra funksioni i ri u lejon dy përdoruesve të komunikojnë privatisht me njëri-tjetrin tek një bisedë në grup. Ky funksion është duke u instaluar si pjesë e përditësimeve, por nuk është i disponueshëm për versionin web dhe iOS. WABeta gjithashtu paralajmëron përdoruesit që te mos marrin versionin më të fundit të betës ende, pasi nëse përdoruesit fshijnë foto, video që janë në bisedat në grup aplikacioni nuk do të funksionojë.

Kjo veçori sigurisht që do të vijë e dobishme për përdoruesit që kanë hezituar të shprehin pikëpamjet e tyre në një bisedë në grup, por ende dëshirojnë të transmetojnë pikëpamjet e tyre.

Një tjetër aplikim i dobishëm i kësaj veçorie do të jetë në grupe. Vetëm administratori do të ketë lejen për të postuar mesazhe. 

Kjo veçori është aktualisht e disponueshme vetëm në beta WhatsApp në Android dhe duhet të bëjë rrugën e saj për të gjithë shumë shpejt. Cfarë mendoni për tiparin ‘Përgjigju privatisht’?

https://www.youtube.com/watch?v=i1_1doLloFg

Postime te ngjashme