Google aplikacione mobile

Këto janë aplikacionet mobile që Google i konsideron të rrezikshme për instalim!

Google ka larguar 36 aplikacione nga dyqani i saj i aplikacioneve Play Store. Pasi që ka vlerësuar se këto aplikacione mobile shkelin rregullat e privatësisë. Sipas Google, këto aplikacione “sulmojnë” përdoruesit me reklama të parëndësishme. E pamundësojnë de-instalimin e tyre nga pajisja juaj mobile, duke e fshehur ikonën e tyre në ekran.

Të gjitha aplikacionet e larguara nga dyqani i aplikacioneve të kompanisë Google vijnë nga i njëjti ekip i zhvilluesve, dhe të njëjtit anashkaluan kontrollet e sigurisë që aplikon Android si platforma më e madhe mobile aktualisht.

Shumica e aplikacioneve kanë qëllim të keq ndaj përdoruesve dhe shumica e tyre kanë të bëjnë me kamerën. Filtrat e fotografive ose programet e zbukurimit, dhe një pjesë e mirë e tyre ekzistuan në dyqanin Google Play, por ato tashmë janë hequr nga atje dhe tani janë instaluar përsëri në një version të modifikuar. Por gjithsesi ju duhet t’i dini dhe të keni kujdes të shtuar nëse dëshironi t’i instaloni ndonjërën prej tyre.

Postime te ngjashme