Mira Murati krijon startupin e saj me Inteligjencë Artificiale
Jonathan Lachman, kreu i mëparshëm i projekteve speciale në OpenAI, u largua kohët e fundit për t’iu bashkuar një laboratori të ri kërkimor të Inteligjencës Artificiale të themeluar nga ish-ekzekutivi i kompanisë, Mira Murati.
Është punësimi i profilit të lartë që Murati ka bërë që kur u largua nga OpenAI në shtator të vitit të kaluar për të filluar sipërmarrjen e shumëpërfolur, e cila është e fokusuar në eksplorimin e të ashtuquajturës Inteligjencë e përgjithshme Artificiale.
Bëhet e ditur se deri tani Murati ka punësuar rreth 10 studiues dhe inxhinierë duke përfshirë punonjës nga OpenAI, Character AI dhe Google DeepMind.
Por, startupi i saj është ende në fazat e hershme, madje nuk ka as një emër.
Edhe pse Murati nuk ka deklaruar ende asgjë, një zëdhënës i OpenAl e ka konfirmuar largimin e Lachman, shkruajnë mediat e huaja.