Qyteti i parë i mençur në Korenë e Jugut, prapa tij qëndron Samsung

Gjiganti jukorean Samsung ka paralajmëruar se ka filluar ndërtimin e shtëpive të mençura në qytetin Busan.

Samsung Electronics ka theksuar se ka siguruar pajisje të ndryshme shtëpiake, dhe ka bërë zgjedhjen e 56 shtëpive në Samrt Village, kompleksin e parë në kuadër të  Eco Delta City.

Eco Delta City promovohet si qyteti i qyteti i mençur me 30 mijë shtëpi, i shtrirë në 12 mijë kilometra katrorë në qytetin jugkorean Busan.

Smart Village do të implementoj teknologjinë inovative në pesë fusha: shëndetësi, robotë, ambientin ku do të jetojnë banorët, të dhënat e mbledhura në një databazë dhe furnizim me ujë të pijshëm.

Do të funksionojë si një “laborator i gjallë”, ku banorët do të mund të jetojnë dhe përdorin shtëpitë e mençura gjatë pesë viteve të ardhshme.

Samsung Electronic për përdorimin e “qytetit të mençur” do të sigurojë 15 produkte të ndryshme – nga frigoriferët, rrobalarëset e deri te thithëset elektrike e televizorët QLED, monitorë dhe tablet Galaxy.

Banorët do të mund të kontrollojnë pajisjet me ndihmën e aplikacionit SmartThings, e do të ofrohen edhe shërbime të ndryshme që përmirësojnë dukshëm cilësinë e jetës.

 

Postime te ngjashme