Razer prezantoi laptopin më të hollë
Së bashku me Samsung dhe LG, Razer ka sjellë produktet më të reja në panairin CES 2025.
Razer ka prezantuar laptopin e gjeneratës së ardhshme, Blade 16, për të cilin kompania pretendon se është “laptopi më i hollë i lojërave deri më tani”.
Lansimi vjen një vit pasi Razer prezantoi këtë laptop në CES 2024. Sipas Razer, Blade 16 i fundit është deri në 32% më i hollë se modeli i vitit 2024 me 0,59 inç të trashë.
Kjo hapësirë e reduktuar ndikon në jetëgjatësinë e baterisë. Tastiera e Blade 16 gjithashtu ka pësuar një ndryshim, dhe ka një ekran 16 inç me QHD+ dhe një shpejtësi rifreskimi 240 Hz.
Është një ekran OLED me kohë përgjigjeje prej 0.2 ms dhe për herë të parë u prezantuan procesorët AMD Ryzen AI, për të mbështetur çdo aplikacion që përdor inteligjencën artificiale.
Çmimi për Blade 16 ende nuk është shpallur, por me paraardhësin e tij që fillon nga 2700 dollarë, nuk ka gjasa të jetë i lirë.