Rrjeti social X do të mbledh të dhëna biometrike të përdoruesve si dhe histori të punësimit të tyre

Rrjeti social X, i njohur më parë si Twitter do të mbledh të dhëna biometrike të përdoruesve të tij, sikurse fotografi të fytyrës së tyre, si pjesë e një përditësimi të politikës së privatësisë.

Personat e regjistruar në shërbimin e abonimit, X Premium, mund të zgjedhin të ofrojnë një selfie dhe një fotografi ID për verifikim, raporton BBC.

Sipas politikave të reja X gjithashtu do të mund të kërkojë një bagazh punësimi dhe arsimimi të përdoruesve.

Kjo do të shërbejë për përdoruesit që t’u rekomandohet ndonjë punë e mundshme për ta.

Ka pasur spekulime se X mund të dëshirojë të ofrojë shërbime rekrutimi.

Postime te ngjashme