Twitter llogari kineze

Twitter fshinë mbi 170 mijë llogari të lidhura me qeverinë kineze

Twitter njoftoi të enjten se kishte mbyllur më shumë se 170,000 llogari të lidhura me qeverinë kineze. Ekspertët që punojnë me Twitter të cilët rishikuan llogaritë, thanë se shkruanin histori mashtruese rreth protestave të Hong Kongut, COVID-19 dhe tema të tjera.

Kompania tha se llogaritë “po përhapnin histori gjeopolitike të favorshme për Partinë Komuniste të Kinës”.

Twitter është bllokuar zyrtarisht në Kinë. Megjithëse shumë njerëz në vend janë në gjendje ta përdorin atë duke përdorur një VPN.

Renee DiResta, menaxhere kërkimesh në Observatorin e Internetit Stanford, e cila gjithashtu analizoi llogaritë, tha që shumë prej atyre që postuan rreth COVID-19 përgjatë pranverës ishin krijuar vetëm në fund të janarit.

Shkrimet rreth COVID-19 lavdërojnë përgjigjen e Kinës ndaj virusit. Ndërsa shkrimet në Twitter gjithashtu përdorin pandeminë për të antagonizuar aktivistët amerikanë dhe Hong Kongun.

Twitter tha se kishte identifikuar 23.750 llogari. Që ajo përshkroi si një “rrjet thelbësor shumë të angazhuar”. Që u përdorën për të bërë shkrime në favor të Pekinit.

Twitter tha se shumë prej llogarive ishin identifikuar herët dhe prandaj kishin numër të ulët të ndjekësve dhe angazhim të ulët.

Ky nuk është veprimi i parë i tillë i ndërmarrë nga Twitter. Në gusht të vitit 2019, kompania hoqi rreth 1.000 llogari që besohet se vepronin brenda territorit të Kinës. Për “qëllime të veçanta për të mbjellë mosmarrëveshje politike në Hong Kong”.

Postime te ngjashme