WhatsApp do të shfaq reklama

WhatsApp mund të përfshijë reklama, të ngjashme me Instagram Stories, tha shefi i kompanisë Will Cathcart.

Siç raportohet nga TechCrunch, thuhet se reklamat e WhatsApp mund të shfaqen në vende të ndryshme në aplikacion, duke përfshirë kanalet dhe statuset, megjithëse nuk specifikoi periudhën kohore që do të duhet për ta zbatuar këtë.

“WhatsApp nuk do të ketë reklama në inbox apo gjatë shkëmbimit të mesazheve”-tha Cathcart.

Megjithatë, Cathcart shtoi se kanalet mund të tarifojnë njerëzit për anëtarësim dhe se pronarët mund të promovojnë diçka brenda kanalit. Aplikacioni i mesazheve në pronësi të Meta ka kërkuar mënyra për të futur reklama që nga viti 2018, kur Facebook donte të provonte të vendoste reklama në statuse.

Disa vite më parë dukej se kishte një frikë nga përfshirja e reklamave dhe se si do të reagonin përdoruesit, kështu që e gjithë historia u la në sirtar, por është e qartë se reklamat janë ende një mundësi.

 

Postime te ngjashme