WhatsApp po zhvillon një veçori për redaktimin e imazheve me Al

WhatsApp aktualisht është duke zhvilluar një veçori që do t’i lejojë përdoruesit të modifikojnë imazhet e tyre duke përdorur një mjet redaktimi i cili mundësohet nga Inteligjenca Artificiale (Al).

Sipas mediave te huaja, përdoruesit shpejt do të jenë në gjendje të modifikojnë sfondin e një imazhi, ta dizajnojnë atë sipas dëshirës ose ta ndryshojnë madhësinë e tij duke përdorur Al.

Ndërkohë, kompania po punon edhe në zhvillimin e një tjetër veçorie që do t’i lejojë përdoruesit të bëjnë pyetje direkt në shërbimin Al të Metas.

Në pamjet e publikuara nga WABetaInfo, një version i hershëm i veçorisë është i dukshëm kur dërgoni imazhe në WhatsApp për Android.

Në krye të ekranit shihet një ikonë e gjelbërt dhe në momentin që klikoni mbi të shfaqen tri opsione për rregullimin e sfondit, dizajnit dhe madhësisë së imazhit.

Por, duke qenë se veçoritë janë ende në zhvillim e sipër, aktualisht është e paqartë se kur ato do të jenë të disponueshme për të gjithë përdoruesit.

Postime te ngjashme