Roboti ‘Optimus II’ i prezantuar nga Tesla ditë më parë, po cilësohet si një nga teknologjitë robotike më të avancuara në botë. Roboti ka pësuar disa ndryshime masive që kur u shfaq publikisht 16 muaj më parë. Përveç aftësisë për të punuar 30 herë më shpejt se robotët e tjerë, Optimus mund të kryejë edhe detyra delikate si gatimi i vezëve. Kjo aftësi nënkupton që puna kryhet më lehtë, më shpejtë, madje ndihmon edhe për të shmangur lëndimet dhe djegiet. […]