Google riemëron chatbotin me Inteligjencë Artificiale, nga Bard në Gemini

Google ka riemëruar chatbot-in me Inteligjencë Artificiale (Al) nga Bard në Gemini, ndërsa njofton për një model të ri të tij. Klientët amerikan mund të abonohen për 19,99 dollarë (18,55 euro) në muaj që të jenë përdorues të Gemini Advanced, i cili përfshin një model më të fuqishëm Ultra 1.0 Al. Abonentët e tij do të marrin 2 TB memorie që zakonisht kushton 9,9 dollarë (9,27 euro) në muaj. Kjo paketë e njohur si plani Google One Al Premium, përfaqëson […]

Apple Vision Pro “shpërthejnë” në mesin e amerikanëve

Revolucioni teknologjik ka arritur. Rrugët në SHBA janë mbushur me njerëz që po i përdorin pajisjet e Apple, Vision Pro, të cilat dolën në shitje vetëm pak ditë më parë. Qoftë në rrugë, palestër, në kafene apo edhe në trena, amerikanët kanë filluar t’i integrojnë pajisjet e Apple në jetën e tyre të përditshme. Lansimi i tyre për publikun e gjerë sjell një revolucion tjetër teknologjik që pas lansimit të smartphone-it të parë. Pamjet e shumta të shpërndara në rrjetet […]

Apple mund te jetë duke punuar në krijimin e një pajisjeje të palosshme

Bëhet e ditur se Apple po punon në krijimin e një kategorie të re produktesh të palosshme. Raportet sugjerojnë se ai produkt mund të ketë një ekran më të madh në krahasim me shumicën e telefonave inteligjentë të palosshëm dhe të disponueshëm aktualisht në treg. Nëse këto thashetheme janë të vërteta, kjo pajisje mund të jetë telefoni ose tableti i parë i palosshëm nga Apple. Gjithashtu, është spekuluar se modeli i ri mund të krahasohet me iPad Mini, dhe pritet […]

Së shpejti lansohet Nothing Phone 2a

Smartphone-i i tretë i shumëpritur i Nothing, Nothing Phone 2a do të lansohet së shpejti, sipas raportimeve të huaja. Bashkëthemeluesi dhe drejtuesi i marketingut, Akis Evangelidis siguroi që Phone (2a) është një “përmirësim i qartë në krahasim me Phone (1) në çdo front”. Telefoni pritet të ketë një ekran OLED 120Hz, 6.7 inç. Modeli pritet të vijë me hapësirë ruajtjeje duke filluar prej 128 GB dhe 8GB RAM shpejtësi manovrimi dhe 256 GB me 12 GB RAM. Mund të lansohet […]

A mund të hakohet teknologjia e fundit e Neuralink dhe çfarë rreziku paraqet kjo?

Elon Musk ka njoftuar së fundmi se kompania e tij Neuralink ka realizuar me sukses implantin e çipit tek njeriu. Sipas Musk, rezultatet fillestare patën “sinjale premtuese” të neuroneve dhe impulseve nervore, pra pacienti po shërohet. Por, a mund të hakohet Neuralink? Përkundër aspekteve pozitive që mund të posedojë kjo teknologji, në të njëjtën kohë shqetësimet për dëmin e mundshëm të një teknologjie të tillë vazhdojnë të pushtojnë studiuesit e pajisjeve “tru-makinë”. Pa siguri “të pathyeshme”, është e mundur që […]

Neuralink ka implantuar çipin e parë të trurit te një njeri

Në një përpjekje për të lidhur trurin e njeriut me kompjuterët, Elon Musk, ka njoftuar se kompania e tij Neuralink ka realizuar me sukses implantin e çipit me valë te një njeri. Sipas Musk, rezultatet fillestare zbuluan “sinjale premtuese” të neuroneve dhe impulseve nervore, pra pacienti po shërohet. Madje, bëhet e ditur se edhe një numër i kompanive rivale të Neuralink kanë realizuar implante të ngjashme. Ndryshe, Neuralink iu dha leja për testimin e çipit te njerëzit në maj, moment […]

iOS 18 me Inteligjencë Artificiale mund të jetë përditësimi më i madh nga Apple

Gjatë vitit 2024 pritet që Apple të prezantojë linjën më të re të telefonave, iPhone 16, e cila thuhet të jetë e fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale (Al). Sipas Mark Gurman të rrjetit televiziv Bloomberg, ky përditësim i sistemit operativ mund të jetë më i madhi në historinë e gjigantit teknologjik. Thuhet sekarakteristikat gjeneruese të AI ka të ngjarë të jenë pjesë e sistemit operativ iOS 18 i koduar me emrin Crystal. Disa prej aplikacioneve që pritet të përjetojnë ndryshime dhe të […]

Meta lejon përdoruesit në BE të ndajnë Facebook-un nga Instagrami

Meta i është përshtatur rregullave të Aktit të Tregjeve Dixhitale (DMA) të Bashkimit Evropian. Kjo e fundit është një pakete me rregulla për komunitetin në web, e shpallur në vitin 2022. Në kuadër të këtyre rregullave, kompania e themeluar nga Mark Zuckerberg do t’u japë përdoruesve të Instagram dhe Facebook në Bashkimin Evropian zgjedhjen nëse do të ndajnë ose jo informacionin e tyre midis këtyre platformave. Gjatë javëve të ardhshme, qytetarët që jetojnë në hapësirën e Unionit, do të marrin […]

40 vjet më parë Apple lansoi kompjuterin personal Macintosh

Macintosh-i i parë i Apple – një pajisje që revolucionarizoi kompjuterët personalë – mbushi 40 vjet prej kur u lansua për herë të parë. Kompjuteri “që ndryshoi lojën” doli për herë të parë në shitje më 24 janar të vitit 1984. Ish-shefi i Apple, Steve Jobs e kishte prezantuar Macintoshin e parë gjatë një eventi në Cupertino; në ditët e sotme seritë e reja të kompjuterëve të Apple njihen thjesht me termin Mac. Gjiganti teknologjik, ka lansuar një seri produktesh […]

Microsoft sulmohet nga hakerat rusë

Microsoft deklaroi se grupi i hakerëve “Midnight Blizzard” i sponsorizuar nga shteti rus kishte arritur të hynte në një përqindje shumë të vogël të llogarive të emailit të punonjësve të Microsoft-it, ndër të cilët janë edhe anëtarë të ekipit ekzekutiv, punonjës të sektorit të sigurisë kibernetike, të drejtorisë ligjore, njoftoi kompania. Sipas njoftimit sulmi kishte filluar në nëntor të vitit të kaluar dhe u zbulua pak ditë më parë. Hakerët kanë arritur gjithashtu të shkarkojnë edhe disa dokumente nga të […]